Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të granteve në Kosovë
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të granteve në Kosovë
SMART Balkans – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizon ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të granteve me organizatat përfituese të raundit të parë për aplikime për Grante për Iniciativa Lokale, Grante për Media dhe Grante Kreative, në kuadër të projektit rajonal SMART Balkans. Ceremonia do të zhvillohet në datën 28 prill 2023, duke filluar nga ora 10:00, në amjentet e Swiss Diamond Hotel, Salla Ulpiana.
Përmes skemës së granteve të këtij projekti do të shpërndahen 450 grante për organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe grupet joformale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Thirrjen Publike për aplikime të hapur në Kosove, kanë aplikuar 63 organizata të shoqërisë civile, grupe informale dhe kompani mediatike. Në përfundim të procesit të vlerësimit të këtyre aplikimeve, jemi entuziastë të fillojmë zyrtarisht bashkëpunimin me 11 organizatat e përzgjedhura fituese. Fondet totale që do të shpërndahet në këto 3 linja granti është mbi 1,150,000 NOK dhe organizatat e përzgjedhura fituese do të zbatojnë projektet e tyre në një periudhë që varion nga 6 deri në 12 muaj.
