Screenshot 2025-01-24 161213

Plani Lokal Social për Personat me Aftësi të Kufizuara në Bashkinë Vlorë, Shoqata «Ndihmoni Jetën»

Plani Social për Aftësinë e Kufizuar 2025-2027, i hartuar nga Bashkia e Vlorës me mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve ndërkombëtare, është një dokument strategjik që synon të mbështesë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën social-ekonomike të komunitetit. Ky plan reflekton një angazhim të fortë për të përmbushur detyrimet e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) dhe për të promovuar aksesueshmërinë, diversifikimin e shërbimeve dhe pjesëmarrjen aktive të këtyre qytetarëve në jetën publike dhe politike. Përmes këtij plani, Bashkia e Vlorës synon të krijojë një mjedis gjithëpërfshirës ku personat me aftësi të kufizuara mund të jetojnë me dinjitet dhe të realizojnë potencialin e tyre të plotë. Hartimi i këtij plani është bazuar në një proces të detajuar dhe gjithëpërfshirës të vlerësimit të nevojave, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave demografike dhe identifikimin e tipologjive të ndryshme të nevojave të personave me aftësi të kufizuara. Ky proces është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara, organizata jofitimprurëse, si dheinstitucione lokale dhe ndërkombëtare, për të siguruar që të gjitha zërat dhe perspektivat të përfshihen në mënyrë të plotë dhe të ndershme në hartimin e politikave.

Plani Lokal Social për Personat me Aftësi të Kufizuara në Bashkinë Vlorë

Tags: No tags