Përmbledhja e praktikave të mira dhe prezantimi i tyre përmes ngjarjes përmbyllëse të projektit
Aktiviteti i përmbledhjes së praktikave më të mira dhe prezantimit të tyre përmes ngjarjes përmbyllës të projektit synon të promovojë ndërhyrje të qëndrueshme dhe të kontribuojë në replikimin e praktikave të suksesshme në shkolla të tjera. Në tremujorin e fundit të projektit, do të krijohet një Këshill Organizativ i ngjarjes përmbyllës të projektit. Përbërja e Këshillit do të jetë si në vijim: stafi i projektit, anëtaret e Klubeve Mediale nga shkollat partnere, përfshirë edhe Mentorët e Klubeve Mediale dhe përfaqësues nga donatori. Detyra e Këshillit do të jetë përcaktimi i mënyrës së prezantimit të rezultateve të projektit dhe praktikave të mira nga shkollat partnere. Takimi i parë i Këshillit organizativ mbahet në pjesën e dytë të shtatorit