In the making II – Queer Ecology
Queer ecology bashkon artistë/e, teoristë/e, shkenctarë/e, ambientalistë/e e aktivistë/e, të zgjerojnë kufijtë e tyre të perceptimit mbi çështje emergjente të ambientit, të udhëhequr/a nga drejtësia mjedisore dhe perspektiva queer.
Formati i ekspozitave Queer Ecology është eksperimental. Duke iu referuar Ekologjisë Queer ne e quajmë veten para së gjithash për të reflektuar dhe vepruar mbi dekolonizimin e të kuptuarit të natyrës dhe botës natyrore; duke i bërë jehonë dallimeve dhe duke përqafuar lulëzimin e shumë-specieve. Prandaj, duke u përpjekur të zgjerojë kufijtë e komunikimit mes artistëve dhe krijuesve të ndryshëm, Galeria 17 transformohet në varësi të nevojave të artistëve dhe komunitetit. Në këtë rast, artistët/shkencëtarët/studiuesit/të gjithë krijuesit/ janë të ftuar të ndajnë hapësirën e galerisë si hapësirë pune. Galeria shndërrohet në një hapësirë sa intime aq edhe e hapur, sa personale aq publike, sa eksperimentale aq edhe krijuese, sa hulumtuese aq edhe ekspozuese.
Artistët/kolektivet pjesëmarrëse do të kontribuojnë në çështje të ndryshme mjedisore dhe sociale, përmes një procesi të hapur pune, edukimi dhe ndërgjegjësimi. Përveç ndarjes së përvojave të tyre profesionale dhe personale me njëri-tjetrin, ata do të kultivojnë edhe ndjeshmërinë për mjedisin dhe drejtësinë sociale me komunitetin. Teoricienët, artistët, ekologët, aktivistët mjedisorë dhe kulturorë do t’i bashkohen kësaj nisme për të kontribuar në këndvështrime të ndryshme mbi mjedisin, të cilat hapin rrugën për të shqyrtuar çështjet me rëndësi sociale, kulturore dhe mjedisore nga një këndvështrim queer. Galeria e hapur për publikun do të shërbejë si klasë leksionesh, studio pune, hapësirë komunikimi dhe reflektimi, mikpritëse për leksionet e të ftuarve, laborator eksperimentimi, ku si rezultat artistët pjesëmarrës do të ndërtojnë së bashku një ekspozitë, e cila gjithashtu do të shënojë ekspozitën e dytë me temën e Ekologjisë Queer. Artistët/kolektivët/studiuesit/shkencëtarët e ftuar që merren me çështje mjedisore në praktikat e tyre profesionale, gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi do të hapin rrugën e komunikimit dhe gjithëpërfshirjes me aktorë të tjerë të fokusuar në çështjet mjedisore në vend. Galeria e shndërruar në një studio pune, këtë herë do të luajë rolin e shartimit mes arsimit joformal, studios eksperimentale, ekologjisë dhe perspektivës queer, duke shërbyer vazhdimisht si një hapësirë reflektimi, aksioni dhe ekspozimi.
Duke u mbajtur në ambientet e Galeria 17, ekspozita do të qëndrojë e hapur nga shtatori deri në nëntor 2024. Ekspozita në Galeria 17 do të prezantojë një artist nga Gjermania dhe një nga Kosova, duke pasuruar më tej dialogun kulturor dhe perspektivat për drejtësinë mjedisore dhe ekologjinë queer. Ky bashkëpunim ndërkombëtar synon të nxisë shkëmbimin ndërkulturor dhe solidaritetin në adresimin e sfidave urgjente mjedisore. Përfshirja e artistëve nga prejardhje dhe rajone të ndryshme nënvizon rëndësinë globale dhe ndërlidhjen e çështjeve mjedisore.