Diskutim ne formatin Agora: Diaspora per Zhvillimin e Politikave
Qëllimi parësor i këtyre diskutimeve është analiza e nevojave dhe hartimi i vazhdueshëm i legjislacionit për angazhimin e diasporës në zhvillimin e Kosovës. Përmbledhja e informacioneve dhe përfundimeve që do të nxirren nga këto diskutime do t’i dërgohen Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë. Më pas ato do të përfshihen në strategjinë dhe ligjin e ri për diasporën.
